-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa kundër Braçes: Të mos ndodhin hetime ndaj gazetarëve për vrasjen e Martin Canit

Kryesoret

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj thirrjes së deputetit socialist Erion Braçe për hetim të gazetarëve që raportuan mbi vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, duke i cilësuar këto raporte si “model dizinformimi”.

Zhupa ka kërkuar nga Prokuroria të mos ndërmarrë asnjë veprim kundër mediave që zbuluan detaje tronditëse për ngjarjen, dhe ka theksuar se ky kërkesë është pjesë e një fushate të ashpër politike për të frikësuar dhe ndaluar median e lirë, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të vitit 2025.

Ajo ka akuzuar qeverinë dhe Erion Braçen për tentativën për të kontrolluar dhe përndjekur mediat që nuk mbështesin propagandën e pushtetit. Zhupa theksoi se kjo është “krisma e parë” e një fushate që mund të çojë në persekutimin e gazetarëve dhe mbylljen e mediave të pavarura, të cilat përpiqen të nxjerrin në dritë të vërtetën për ngjarjet dhe krimet që ndodhin në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit