Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Qafë Thanë, ku u përfshinë një furgon i Drejtorisë së Burgjeve dhe një kamion me targa malazeze.
Shoferi i furgonit, Avni Seci, mori disa lëndime dhe u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kamioni, pas përplasjes, doli jashtë rruge. Të dy drejtuesit e mjeteve janë përfshirë në hetime nga autoritetet.