Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë më 5 dhjetor në Sarajevë, ku do të marrë pjesë në një konferencë të organizatës joqeveritare “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”.
Gjatë kësaj ngjarje, Kurti do të mbajë një fjalim për marrëdhëniet rajonale. Konferenca pritet të ndodhi në një atmosferë të tensionuar, pasi presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka deklaruar se vizita e Kurtit mund të përkeqësojë marrëdhëniet në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ndërkohë, marrëveshja për heqjen e regjimit të vizave mes Kosovës dhe Bosnjës ende nuk është ratifikuar, ndërsa qytetarët e Kosovës duhet të pajisen me viza për të udhëtuar në Bosnjë.