Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka theksuar rëndësinë e fuqizimit të trinomit prind-mësues-nxënës dhe krijimit të një kulture dixhitale në shkolla.
Gjatë një takimi këshillues në shkollën “Halit Coka” në Kamëz, ajo shpalli planin për rritjen e numrit të psikologëve, punonjësve socialë dhe oficerëve të sigurisë në shkolla, si një masë për të parandaluar dhunën dhe bullizmin.
“Ka nevojë që angazhimi i trinomit prindë mësues e nxënës të fuqizohet. Ka ardhur nga vetë prindërit, sot jemi më të angazhuar brenda strukturave të shkollës se një dekadë më parë në raport me rlet që kemio përfshirë në shkolla. Sot jemi më të angazhuar brenda strukturave të shkollës se një dekadë më parë në raport me rolet që kemi përfshirë në shkolla, të koordinatorëve, por ka nevojë që informacioni të shkëmbehet më shpejt, ndaj jemi duke punuar që përmes sistemit SMIP, jemi duke punuar për të pasur edhe informacion periodik për sjelljen, angazhimin, talentin dhe komunikimin që kanë me njëri-tjetrin. Sistemi i raportimit është hallkë që duhet të fuqizohet.”, tha Manastirliu.