Në seancën e Kuvendit, ministrat e Partisë Socialiste u larguan nga salla pas një reagimi të fortë të deputetes Ina Zhupa. Ajo i akuzoi për korrupsion dhe kërkoi që ata të largoheshin kur po diskutoheshin rreth vdekjes tragjike të një 14-vjeçari.
Zhupa, gjatë fjalës së saj, tha se ishte e papranueshme që përfaqësues të qeverisë të qëndronin në Kuvend dhe të mbanin pozita kur bëhej fjalë për një ngjarje kaq të rëndë. “Përjashta, të korruptuarit, nuk duhet të qëndroni këtu kur flitet për një ngjarje kaq tragjike,” u shpreh Zhupa, duke theksuar se ishte e papranueshme që ata të ishin pjesë e diskutimeve për këtë çështje.