Sot në orën 12:00 nis procesi i intervistimit për përzgjedhjen e shefave të rinj të komisariateve në gjithë vendin. Në këtë garë janë të regjistruar 274 aplikantë për 49 pozita të shefave të komisariateve, ndërsa intervistat do të përfundojnë më 10 dhjetor.
Komisioni i vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, i kryesuar nga Alma Përmeti, do të realizojë intervistat, të cilat nuk do të zgjasin më shumë se 20 minuta. Pas përfundimit të intervistave, komisioni do t’i dërgojë vlerësimet kryepolicit Gledis Nano, i cili do të bëjë emërimet përfundimtare.
Aplikantët që sigurojnë mbi 70 pikë do të cilësohen fitues të konkurseve.