-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festat e fundvitit, dritat ndizen në Presidencë

Kryesoret

Sot, Institucioni i Presidentit të Republikës u ndriçua për festat e fundvitit. Presidenti Bajram Begaj së bashku me fëmijët e ftuar nga e gjithë Shqipëria ndezën dritat e pemës festive, në një eveniment që është bërë tashmë traditë.

Zonja e Parë e Republikës, Armanda Begaj, uroi fëmijët për sukseset e tyre në shkencë, art dhe sport, duke theksuar se ata janë shembuj të shkëlqyer për bashkëmoshatarët e tyre.

“Mirëmbrëma dhe mirëserdhët, të dashur fëmijë! Kjo sallë, e mbushur me kaq hare e gëzim, na lumturon të gjithëve. Këtë vit mes nesh kemi shumë kampionë të dalluar e të suksesshëm në shkencë, art e sport. Ata meritojnë një duartrokitje të madhe nga ne sot të gjithë.

Të dashur kampionë, përkushtimi dhe pasioni juaj për letërsinë, shkencën, artin, kulturën dhe sportin janë siguria që e ardhmja jonë do të jetë më e mirë. Ju jeni shembulli i duhur për të gjithë bashkëmoshatarët tuaj. Faleminderit që keni udhëtuar nga anembanë Shqipërisë për të ndezur sot bashkë dritat e pemës së festave të fundvitit! Fëmijë, ju lutem, një duartrokitje të madhe për prindërit, mësuesit dhe trajnerët tuaj. Pa vëmendjen, kujdesin dhe mbështetjen e tyre, ju nuk do të jeni të suksesshëm. Ju uroj të gjithëve festa të mbara, shëndet e vullnet për të realizuar ëndrrat tuaja! Gëzoni!”

Festa vazhdoi me shfaqje artistike, këngë, valle dhe një ndeshje xhudo nga ekipi kampion ndërkombëtar i Kavajës. Eventi kulmoi me dhurata për fëmijët dhe përkushtim ndaj edukatorëve dhe prindërve të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit