-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gruaja më tradhtoi me shokun”! Shqiptari: E mbështolla me çarçaf dhe e fsheha trupin

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga krimi brenda familjes shqiptare në Greqi. 39-vjeçari shqiptar Kastriot Cenko me origjinë nga Fieri, që vrau gruan e tij në Athinë, Alba Cenko, ka rrëfyer para hetuesve grekë shkakun përse kreu krimin.

Sipas mediave greke, arsyeja ishte xhelozia. Autori ka thënë në polici se, sipas tij, gruaja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë.

Gjithçka ka ndodhur, sipas pretendimeve të 39-vjeçarit, kur gruaja mori një telefonatë nga shoku i tij dhe hyri në banjo për të folur. Kastriot Cenko e dëgjoi, u zemërua dhe vendosi ta vriste.

Sipas rrëfimit të tij, shqiptari mori një çekiç dhe e goditi gruan në kokë. Ajo humbi ndjenjat, e ndërsa më pas 39-vjeçari e mbyti me duar. Më pas, ia mbështolli trupin me çarçaf dhe e fshehu trupin në dhomën e tyre.

Krimi ndodhi në mbrëmje të enjten e kaluar. Gjatë asaj kohe, dy fëmijët e çiftit 9 dhe 12 vjeç ishin në gjumë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit