Al Itihad mundi Al Nassr 2-1 në një ndeshje të rëndësishme të kampionatit arab, ku Mario Mitaj ishte protagonisti kryesor. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pati një paraqitje të shkëlqyer, sidomos në pjesën e parë, ku e mbajti në kontroll Cristiano Ronaldon dhe pengoi disa aksione të rrezikshme të kundërshtarëve. Mitaj bëri disa ndërhyrje vendimtare dhe shërbeu si mbrojtës i pakalueshëm për ekipin e tij.
Në minutën e 90-të, Mitaj ofroi një asist të shkëlqyer për golin e fitores, duke ndihmuar Al Itihad të merrte 3 pikët e vlefshme. Paraqitja e tij ishte e plotë, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në fazën ofensive, duke kontribuar në sulm dhe duke i dhënë skuadrës një fitore të merituar në këtë sfidë të tensionuar.