-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria Speciale e Hagës ngre akuzë të re ndaj Hashim Thaçit

Kryesoret

Prokuroria Speciale e Hagës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për pengim të drejtësisë, duke përfshirë akuzat për pengim të zyrtarëve dhe mosbindje ndaj gjykatës. Thaçi do të paraqitet para gjykatës për këto akuza.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka ngritur akuza ndaj Hashim THAÇIT për vepra penale të pengimit të drejtësisë, sipas një Aktpadie të konfirmuar.Z. Thaçi ndodhej në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës kur iu dorëzua një fletë-arrestim dhe ndaj tij janë ngritur tre akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, tre akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës’, thuhet në njoftim.

Po ashtu, janë arrestuar Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu, të cilët do të dërgohen në Hagë për t’u paraqitur para gjykatës. Fletëthirrje është lëshuar gjithashtu për ish-ministrin Hajredin Kuçi, për dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit