Rey Manaj, sulmuesi kuqezi, ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Sivasspor në janar, pasi nuk ka rinovuar ende kontratën me klubin turk.
Pas një sezoni të suksesshëm, ku realizoi 18 gola, Manaj tregoi se ka dhënë shumë për ekipin, duke luajtur nën kushte të vështira.
Ai tha se tani është më shumë se një lojtar për Sivasspor, por ka lënë gjithçka të hapur në lidhje me të ardhmen e tij.