Ambasada e SHBA ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për të aplikuar për vizë amerikane.
Njoftimi nga Ambasada Amerikane:
Njoftim i rëndësishëm për aplikantët e vizave!
Duke filluar nga e hëna, datë 9 dhjetor 2024, do të hyjnë në fuqi masa të reja sigurie për intervistat në Konsullatën Amerikane.Aplikantët nuk do të lejohen të sjellin me vete çanta shpine, bagazhe ose çanta dore në ambientet e konsullatës.
Këto masa janë të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të intervistave për të gjithë aplikantët.
Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në respektimin e këtyre udhëzimeve dhe vlerësojmë mbështetjen tuaj në mbajtjen e një procesi të sigurt dhe të qetë për të gjithë.