Policia franceze ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët tentonin të kalonin rreth 17 kg kokainë nga Spanja në Francë. Arrestimi u bë nga doganierët e Cierp-Gaud, të cilët kontrollojnë automjetet në jug të Haute-Garonne, më pak se 20 km nga kufiri me Spanjën.
Gjatë kontrollit të mjetit, u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me kokainë, të cilat kishin gjithsej 16.7 kg.
Të dy shqiptarët, të cilët jetonin në Spanjë, u arrestuan si drejtuesi dhe pasagjeri i automjetit.








