Katedralja Notre-Dame në Paris do të inaugurohet sot, pas pesë vitesh restaurimi nga zjarri i vitit 2019. Ceremonia, e cila do të mbahet brenda për shkak të motit të keq, do të mbledhë 2,500 të ftuar, përfshirë presidentin e SHBA, Donald Trump, dhe liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Rreth 6,000 oficerë do të sigurojnë ngjarjen, ndërsa festa do të përfundojë me një koncert në shesh.
Katedralja do të rihapet nesër për besimtarët.