-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qendra Shëndetësore e Forcës Tokësore, Vengu: 100 ushtarakë shërbehen çdo javë

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se në Qendrën Shëndetësore të Forcës Tokësore, çdo javë rreth 100 ushtarakë përfitojnë shërbime mjekësore, duke përfshirë analiza laboratorike, konsulta shëndetësore dhe trajtime dentare.

Vengu theksoi rolin e rëndësishëm të kësaj qendre për efektivët që përgatiten për misione dhe nënvizoi angazhimin e mjekëve dhe stafit për të ofruar shërbim të shkëlqyer.

“Në Qendrën Shëndetësore të Forcës Tokësore, çdo javë, rreth 100 ushtarakë marrin shërbime mjekësore të domosdoshme, që nga analizat laboratorike, konsulta shëndetësore, e deri tek trajtimet dentare.
Kjo qendër luan gjithashtu një rol të rëndësishëm për efektivët në fazën përgatitëse përpara nisjes për misione.

Mjekët dhe stafi i janë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe profesionalizmit në shërbim të efektivëve tanë.
Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë dhe kapital njerëzor për të ndërtuar një ambjent modern në të gjitha “qelizat” e Forcave të Armatosura, që shumë shpejt do të pasurohen edhe me ambjente cilësore në fushën e shërbimit mjekësor dentar”, shkruan ministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit