Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj është dekoruar nga shoqata atdhetare “Tomorri” me titullin më të lartë të nderit.
Në një ceremoni në Akademinë e Shkencave Baba Mondi u nderua me titullin e lartë nga kjo shoqatë për kontributin e tij të paçmuar për vendin dhe harmoninë fetare.
Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave i ka dorëzuar titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”, kryegjyshit Botëror Bektashian Shenjtërisë së tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, teksa është shfaqur dhe një dokumentar për veprimtarinë dhe figurën e kreut të bektashinjve.