Gazeta e përjavshme greke “Documento” e gazetarit të njohur investigativ Kostas Vaxevanis, i ka kushtuar sot një artikull të gjatë dosjes “Sky ECC” që çoi në pranga një oficerin e policisë greke, i cili ka shërbyer më parë tek anti-droga si dhe dy trafikantë, grekun K. G dhe 45-vjecarin shqiptar Sandër Pemaj, aktualisht i dënuar për trafikun e rreth 1.2 ton kokainë nga Karaibet në Greqi.
Biseda janë në greqisht:
Sandër Pemaj: Deri fund shtatori do jemi mbretër të Athinës
Sandër Pemaj: Të jap fjalën
K.G: Makar ore vëllai im
Sandër Pemaj: Do duhen edhe çunat për mbulim
K.G: Dhe Marusin dhe shokun
K.G: Ata janë me ne vëlla në gjithçka
Ata komunikojnë edhe për një çështje që ka shkuar në gjykatë, me të pandehur persona të njohur nga ta. Ata flasin për një polic të quajtur A. T, atëherë me shërbim tek Anti-Droga e Athinës, i cili ishte në varësi të S. T, të cilin bashkëbiseduesit e thërrasin “Marusi”.
K.G: Çfarë është ky?
Sandër Pemaj: Polic
Sandër Pemaj: I T. (mbiemri i tij)
Sandër Pemaj: Thuaji S. (Oficeri S. T)
Sandër Pemaj: Është i tij
Sandër Pemaj: Për Enin (i akuzuari)
Sandër Pemaj: 11 shtator
Sandër Pemaj: Shkon në gjykatë
K.G: Çfarë të bëjë S. (oficeri S. T)
K.G: Cfarë ti thotë A. (polici A. T)
Sandër Pemaj: Mos të flasin keq në Gjykatë
dhe biseda vijon…
Sandër Pemaj: O tiransi
Sandër Pemaj: E mban mend
Sandër Pemaj: Që u kap me kumbarin
K.G: Të shkurtrin nga Menidhi?
K.G: Po vëllaçko kuptova për kë thua. E mbaj mend atë djalë, djalë i mirë. Po, do t’i them unë S. Do vijë të hënën ta dish. Të hënën kam takim.