15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arratis nga Siria, Assad dhe familja e tij strehohen në Moskë

Kryesoret

Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë, raportojnë agjencitë shtetërore ruse të medias, duke cituar burime në Kremlin.

“Diktatori” u rrëzua nga qeveria mëngjesin e sotëm pas plot 24 vitesh në pushtet. Opozitarët dhe mbështetësit e tyre “mësynë” në ndërtesën e televizionit shtetëror, aeroportin ndërkombëtar e disa godina të tjera qeveritare.

Forcat qeveritare dhe personeli nuk bënë rezistencë, ndërsa vetë Assad thuhet se hipi në një avion dhe u largua nga vendi. Tanimë thuhet se ai do qëndrojë në Rusi.

Megjithatë, Ministria e Jashtme ruse ka thënë përmes një njoftimi zyrtar se Al-Assad e ka detyrën dhe u largua nga vendi në formë krejtësisht paqësore. Megjithatë, theksoi se Rusia nuk kishte lidhje me bisedimet për “arratisjen” e tij.

“Si rezultat i negociatave ndërmjet Al-Assad dhe një numri pjesëmarrësish në konfliktin e armatosur në territorin e Republikës Arabe Siriane, ai vendosi të jepte dorëheqjen nga presidenca dhe u largua nga vendi. Rusia nuk ka marrë pjesë në këto negociata”, thuhej në njoftim.

Bashar al-Assad u bë president në vitin 2000, pasi i vdiq i ati, Hafezi. Ky vendim ruajti dominimin e sektit minoritar alavit në një vend me shumicë myslimane sunite. Po ashtu vendosja e Assad ruajti statusin e Sirisë si një aleate e Iranit, kundër Izraelit dhe SHBA-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit