Policia e Pukës ka arrestuar 52-vjeçarin me iniciale I. M., banues në Pukë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja u raportua nga Komisariati i Policisë Pukë, i cili filloi hetimet për rastin.
Po ashtu, Sektori i Policisë Rrugore ka nisur procedim për 54-vjeçarin me iniciale Y. C., , pas një aksidenti të ndodhur në “Bulevardin Bujar Bishanaku”, ku ai përplasi automjetin e drejtuar nga O. B., 20 vjeç, duke shkaktuar lëndime të lehta për pasagjeren E. C., 46 vjeçe. Materialet procedurale janë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme.