-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Federata Turke hap hetim për incidentin me Rei Manajn

Kryesoret

Federata Turke e Futbollit ka hapur zyrtarisht hetim për incidentin që ndodhi gjatë ndeshjes së djeshme mes Sivasporit dhe Gallatasarajit, ku sulmuesi shqiptar Rei Manaj ndërhyri ndaj Barish Alper Jillmaz, duke e lënduar atë në fund të takimit. Pavarësisht se ndërhyrja ishte e ashpër dhe sjellë protesta nga lojtarët e Gallatasarajit, gjyqtari Turgut Doman e ndëshkoi Manajn vetëm me karton të verdhë, një vendim që ka shkaktuar shumë reagime dhe ka nxitur hetimet e Federatës.

Ndjejmë keqardhje për dëmtimin e pësuar nga Barısh Alper Jillmaz, një lojtar me vlerë për Gallatasarajin dhe ekipin tonë kombëtar, si pasojë e një ndërhyrje josportive në ndeshjen e luajtur sot Sivaspor-Gallatasaraj.

Federata dëshiron të informojë opinionin publik se ky incident i trishtë do të hetohet në detaj dhe do të bëjmë çdo përpjekje për t’u siguruar që përgjegjësit të marrin ndëshkimin e nevojshëm disiplinor. Shëndeti dhe siguria e çdo lojtari që është pjesë e futbollit turk, është prioriteti ynë”, shkruhej në këtë komunikatë.

A keni parë ndonjëherë një gjë të tillë në jetën tuaj? Ne nuk do të lejojmë askënd të luajë me dinjitetin dhe nderin tonë. Qoftë ky një gjyqtar apo kushdo tjetër… Nuk kam parë ndonjëherë diçka më të turpshme. Nuk është e mundur të aprovosh vendime që merren kundër krenarisë tonë, një lojtari të ekipit kombëtar. Do të bëjmë çfarë është e nevojshme”, theksoi ai në një mesazh të shkurtër për mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit