Futbollisti shqiptar Rey Manaj është në qendër të kritikave pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj Baris Yilmaz në ndeshjen Sivaspor-Galatasaray.
Pas kërkesës së tij për falje, babai i Yilmazit ka reaguar duke shprehur dëshirën për një takim me Manajn për sqarime. Federata turke e futbollit ka nisur një hetim dhe e ka cilësuar ndërhyrjen e Manajt si “jo sportive”.
Futbollisti shqiptar e pranoi se nuk kishte qëllim të dëmtonte rivalin, por pasojat mund të jenë të rënda për të.