Reshjet e dendura të shiut që kanë filluar mbrëmjen e kaluar, kanë sjellë reshje dëbore dhe temperatura të ulëta në Bulqizë. Dëbora ka rënë në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit dhe ka prekur zonat afër minierave të Zonës D, Tërnovës dhe Martaneshit.
Në këtë moment, nuk ka raporte për problematika në qarkullim, ndërsa rrugët që lidhen me minierat janë të kalueshme pa vështirësi.