Policia e Memaliajt ka shpallur në kërkim 46-vjeçarin Landi Lezi, banues në fshatin Vasjar, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Lezi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal dhe është nën hetim për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. Ai ishte vendosur në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme në maj të vitit 2024, por është arratisur.
Policia po punon për kapjen e tij dhe materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Gjirokastrës.