Policia e Cërrikut ka arrestuar një 27-vjeçar, M. Q., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Ai ishte i kërkuar nga Gjykata e Pejës për kultivimin dhe shitjen e drogës. Arrestimi u realizua pas bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Cërrikut dhe autoriteteve kosovare.
Tani, 27-vjeçari pritet të ekstradohet në Kosovë për të përballuar akuzat.