Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në Kurbin, i cili ishte duke kërcënuar qytetarët me një thikë dhe shkaktoi panik në zonë.
43-vjeçari, me precedentë penalë të mëparshëm, theri xhamin e një makine dhe terrorizoi klientët në një lokal. Gjatë arrestimit, iu gjetën një thikë, municion luftarak dhe një sasi kanabisi.
Ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe tentativë grabitje në bankë.