-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut: Reflektim mbi liritë themeltore

Kryesoret

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Presidenti Bajram Begaj theksoi rëndësinë e reflektimit mbi të drejtat themelore të qytetarëve.

Ai ftoi të rinjtë të angazhohen për mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave, duke ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe paqësore.

Mesazh i plotë i Presidentit Begaj:

10 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, shërben si reflektim mbi qasjen tonë ndaj parimeve dhe të drejtave themelore të qytetarëve.

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, që u aprovua dhe u shpall më 10 dhjetor 1948, njohu të drejtat dhe liritë themelore për çdo qenie njerëzore, pa dallim race, ngjyre, gjinie, gjuhe, feje, origjinë kombëtare ose sociale, opinioni politik, pasurie ose kushte të tjera.

Deklarata shërben si një udhërrëfyese për kombet dhe shtetet anëtare.

Secili nga ne, duke dhënë kontributin e tij, mund të luajë një rol thelbësor në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore.

Por, në këtë ditë, unë ftoj veçanërisht të rinjtë të jenë mbajtësit dhe përcjellësit e saj, duke çmuar çdo të drejtë që gëzojmë si qenie njerëzore, nisur me respektin e tjetrit, pranimin e njerëzve ashtu siç janë.

Duke respektuar, mbështetur e reklamuar të drejtat njerëzore, ju, të dashur të rinj, do të ndërtoni një shoqëri më të mirë e më të paqtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit