Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj i ka kërkuar Komisionit të Venecias një interpretim për vijimin e mandatit të saj në krye të gjykatës edhe pas vitit 2025.
Zaçaj thekson se përfundimi i mandatit të saj nuk duhet të jetë viti 2025 dhe kërkon mendim nga Venecia për të interpretuar dispozitat e Kushtetueses në mënyrë që raste të tila të mos krijojnë ngërç në përbërjen dhe vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata e Lartë në vendimin e saj nr. 2, datë 16.01.2023 ka deklaruar se Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese ka mandat të pjesshëm deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025. Sipas eksperteve si afat fundor i ushtrimit të detyrës për Zaçen do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025.