Dy këngëtarët Pirro Çako dhe Arilena Ara, të cilët konkuruar tek Kënga Magjike u tërhoqën nga gara pak para finales. Producenti dhe prezantuesi Ardit Gjebrea deklaroi se Pirro ishte sëmurë dhe si pasojë edhe Arlena nuk do të këndojë pasi perfomonin në duet së bashku.
Ndërsa në rrjetin e saj social në Instagram, Arilena ka felenderuar fansat për mbështetjen dhe ka thumbuar edhe Gjebrean duke u shprehur se gëzojnë shëndet të dy sikur kurrë më parë.
“Përjetësisht falënderuese për kryeveprën që @pirrocako më dhuroi mua dhe gjithë publikut shqiptar dhe për ftesën që patëm për ta performuar së bashku.
Përjetësisht mirënjohëse JU! Ju që na dëgjuat, na komentuat, na duartrokitët! Mirënjohëse për kujdesin, dashurinë, emocionin, mbështetjen, afeksionin ndaj nesh dhe këngës sonë, duke na bërë të shkrinim akujt e garës.
Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë. Deri në takimin tjetër: “PLOT gradë” dashuri për ju”, shkruan Arilena Ara.