Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë në Spanjë. Pas dopietës së shënuar në ndeshjen e fundit, ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Granada-s dhe fitoi një vend në formacionin ideal të javës në La Liga 2.
Me një vlerësim prej 8,3 nga “SofaScore”, Uzuni është një nga lojtarët më të spikatur të kësaj jave.
Aktualisht, ai ndodhet në vendin e dytë për “Këpucën e Artë”, me 11 gola dhe 1 asist, vetëm një gol pas liderit të renditjes.