-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet 2025, Komisioni i Venecias: Administrata zgjedhore duhet të jetë e pavarur

Kryesoret

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 2025-ës, u zhvillua në Tiranë konferenca “Depolitizimi i Administratës Zgjedhore – Nevoja për Punëtorë Profesionistë Elektoralë”, ku morën pjesë edhe autoritete të larta, përfshirë kreun e KQZ-së, Ilirian Celibashi.

Sasa Zagoec, anëtar zëvendësues i Komisionit të Venecias, theksoi rëndësinë e depolitizimit të administratës zgjedhore, duke nënvizuar se administrata e pavarur është kyçe për zgjedhje të lira dhe të drejta.

“Komisioni i Venecias, me opinionet e veta, mund të identifikojnë mundësi përmirësimi. Është detyrë e organeve të nënvizojnë çështje që i konsiderojnë të rëndësishme për t’i diskutuar. Administrata zgjedhore profesioniste dhe e pavarur është e rëndësishme për zgjedhje të lira dhe të drejta. Partitë politike duhet të përfaqësohen në mënyrë të barabartë. Kodi thekson se anëtarët që mund të emërohen nuk mund të largohen sipas dëshirës, ndaj është me rëndësi që të gjitha çështjet t’i diskutojmë përpara. Shpresoj që debati të jetë sa më i frytshëm”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit