Në një konferencë për media pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç Kancelari gjerman Olaf Scholz ka theksuar rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar atë si një çështje të veçantë përparësie për politikën e jashtme të Gjermanisë.
Scholz ka shprehur shpresën se marrëveshjet e arritura mes dy shteteve do të zbatohen hap pas hapi.
“Është me rëndësi që të gjitha shtetet e rajonit të kenë fqinjësi të mirë. Kjo vlen në mënyrë të veçantë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Ne do të përpiqemi të lehtësojmë normalizimin e këtyre marrëdhënieve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Për mua personalisht kjo çështje ka një përparësi të lartë. Ka marrëveshje të arritura të cilat shpresoj të zbatohen hap pas hapi. Ju e njihni marrëveshjen e Ohrit”, ka thënë Scholz.