Policia e Vlorës ka arrestuar dy autorët e dyshuar që vendosën tritol në lokalin në pronësi të familjes së Bledar Birçajt.
Autorët kanë vendosur tritol në 8 dhjetor në mëngjesin ku si pasojë e shpërthimit të tritolit pati vetëm dëme materiale. Autori është parë nga kamerat e sigurisë ku ishte i maskura dhe ka vendosur eksploziv me fitil dhe më pas është larguar mes palateve në zonën e Ujit të Ftohtë.
Ndërkohë Bledar Birçaj është ekzekutuar me kallashnikov në maj të vitit 2021, ku së bahku me të në makinë ishin edhe dy persona të tjerë që shpëtuan.