Pas më shumë se 3 vitesh, hetimet për vdekjen e 21-vjeçares shqiptare, Sonila, që u gjet e pajetë në një apartament në Torino, kanë zbuluar detaje të reja.
Prokuroria italiane dyshon se ajo mund të ishte detyruar të prostituohej nga partneri i saj dhe se vdekja mund të ketë qenë një vetëvrasje e shtyrë nga ky shfrytëzim.
Partneri i viktimës ndryshoi disa herë versionet, fillimisht duke deklaruar se Sonila kishte kryer vetëvrasje, dhe më pas se mund të ishte vrarë për shkak të dyshimeve se po spiunonte.
Hetimet kanë vazhduar dhe 16 persona janë nën hetim, përfshirë bashkëshortin e viktimës.