Të tre shqiptarët, Ramandan Kapaj (27 vjeç), Emiljano Xhafa (30 vjeç) dhe Genti Binjaku (45 vjeç), janë dënuar me 27 muaj burg nga Gjykata Shrewsbury Crown, pasi u shpallën fajtorë për prodhimin e kanabisit në një fermë të zbuluar në Telford muajin e kaluar.
Arrestimi i tyre ndodhi më 8 nëntor, pas një kontrolli që policia ushtroi në një njësit industriale të braktisur në Hortonwood, ku u zbuluan 14 dhoma të mbushura me bimë kanabisi në faza të ndryshme rritjeje, si dhe një kat i ndërtuar për të rritur më shumë bimë.
Rreshteri Matt Corfield nga NCFT shprehu kënaqësinë për dënimin, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes policisë dhe komunitetit në luftën kundër fermave të paligjshme të kanabisit. Ai theksoi se ky rast tregon angazhimin për të mbrojtur komunitetet nga aktivitetet e paligjshme.