Një 16-vjeçar nga Korça ka rezultuar i zhdukur për pesë ditë, duke mos pasur asnjë kontakt me familjarët e tij.
E ëma e tij, me iniciale E. M., ka bërë kallëzim në polici për të kërkuar ndihmën e autoriteteve në gjetjen e të birit. Ajo ka raportuar se 16-vjeçari është larguar nga banesa më 9 Dhjetor dhe nuk është kthyer më.
Policia e Korçës ka nisur hetimet për gjetjen e të miturit dhe po punon për zbardhjen e rastit.