Artistja shqiptare Parashqevi Simaku, e cila u shfaq në një video si e pastrehë në rrugët e New York-ut, do të marrë mbështetje nga bashkia e Kavajës, qyteti i saj të lindjes. Kryetari i bashkisë, Fisnik Qose, njoftoi publikisht se Bashkia Kavajë, Këshilli Bashkiak dhe i gjithë komuniteti kavajas do ta mbështesin Simakun siç i takon një artisteje të madhe.
“Parashqevi Simaku është vajza nga Kavaja që me zërin e saj të artë ndriçonte kombin shqiptar në momentet e veta më të zymta! Ajo është një ikonë dhe një krenari e Kavajës!” tha Qose.
Pasi pa pamjet e transmetuara nga gazetari Blendi Fevziu, ai theksoi se “Bashkia Kavajë, Këshilli Bashkiak dhe i gjithë komuniteti kavajas kanë mundësinë dhe detyrën ta mbështesin siç i takon një artiste të madhe si Parashqevi Simaku dhe të tregojnë mirënjohjen më të thellë për gjithë çfarë na ka dhuruar përgjatë viteve”. Ai theksoi gjithashtu se “Kavaja është gjithmonë shtëpia e saj dhe do ta presë gjithmonë siç i takon një ikone të ndritur si ajo”.
Parashqevi Simaku e pastrehë në SHBA? Videoja që po bën xhiron në internet!