-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkodër/ Humb jetën në spital i dënuari për dhunë në familje

Kryesoret

Gjevalin Ndue Lika, 42 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës si pasojë e një arresti kardiak. Ai ishte shoqëruar me urgjencë në spital pas marrjes së ndihmës së parë nga shërbimi shëndetësor i Burgut të Lezhës.

Lika vuante nga skizofrenia dhe trajtohej me medikamentin Resperidon. Që nga viti 2021, ai ndodhej në burgun e Lezhës, pas transferimit nga burgu i Krujës. Në vitin 2015, ai ishte arrestuar për dhunë në familje dhe ishte nën masë mjekësore të detyruar, të caktuar nga Gjykata e Tiranës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet për familjen e tij për humbjen e parakohshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit