-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdiq në aksidentin tragjik, ja kush është 21-vjeçari pjesë e policisë së burgjeve

Kryesoret

Gjeto Gjonaj, një 21-vjeçar nga fshati Reç i Malësisë së Madhe dhe pjesë e Policisë së Burgjeve, ka humbur jetën në një aksident tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:30 në aksin rrugor Koplik – Dedaj, ku Gjonaj humbi kontrollin e automjetit të tij, duke dalë nga rruga. Ai u plagos rëndë dhe ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.

Drejtoria e Burgjeve ka shprehur ngushëllimet e saj për humbjen e një djaloshi të ri dhe të talentuar, duke theksuar ëndrrat e tij për të shërbyer në sistemin e drejtësisë.

Postimi i plotë:

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe stafi i saj shprehin ngushëllimet më të thella për humbjen e Gjeto Gjonaj, një djalë i ri dhe i talentuar, pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve.

Gjeto, i cili kishte ëndrrat e tij të mëdha për të shërbyer në sistemin e drejtësisë, ndërroi jetë në një moshë shumë të re, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek familja dhe të afërmit e tij.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, së bashku me stafin, janë pranë familjes Gjonaj në këtë moment të vështirë, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Gjeto do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si një simbol i përkushtimit dhe shpresës për një të ardhme më të drejtë.

Do të kujtohemi gjithmonë për pasionin dhe dedikimin tënd. Lamtumirë Gjet!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit