Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli për rolin e Turqisë në Siri dhe përmbysjen e regjimit të Asadit. “Çfarë po thonë? Por çfarë po bëjmë ne në Siri, pse jemi atje? Ne shohim ata që nuk e njohin historinë tonë dhe kanë mungesë njohurish për kulturën tonë”, tha fillimisht Recep Tayyip Erdoğan.
“Tani e patë pse jemi në Siri? Çfarë ndodhi në fund të fundit? Ku është ai që udhëhoqi Sirinë? Në Luftën e Parë Botërore, ku u përcaktuan kufijtë e rajonit tonë, nëse kushtet do të ishin ndryshe, çfarë do të kishte ndodhur?
Ndoshta Alepo, Idlibi, Damasku, Raqqa do të ishin qytetet tona, si Adep, Hatay dhe Urfa. Vetëm për shkak se këto qytete dhe rajone mbetën jashtë kufijve tanë nuk do të thotë se ne do të ndërpresim marrëdhëniet tona me njerëzit e tyre” tha ai.