Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, ka konfirmuar ndarjen nga e dashura pas disa muajsh lidhje.
Pas disa fotove të publikuara në rrjetet sociale gjatë verës, ku ai shfaqej me partneren e tij, miqtë e afërt kanë bërë të ditur se çifti nuk është më bashkë. Arsyet e ndarjes mbeten të paqarta, por thuhet se Manaj ka preferuar të përqendrohet në karrierën e tij në Turqi.
Ai ka pasur lidhje të tjera në të kaluarën, përfshirë një me Kristinën, një vajzë italiane, dhe ka qenë përfolur edhe për një histori dashurie me një moderatore shqiptare.