Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ka shpallur skemën e re të granteve për vitin 2025, me një fond prej 300 milionë lekësh për mbështetje të startup-eve shqiptare.
Aplikimet janë të hapura deri më 30 dhjetor 2024 dhe kanë për qëllim fuqizimin e inovacionit dhe sipërmarrjes në vend. Ibrahimaj theksoi se skema mbështet 3 kategori: individë me ide inovative, biznese që zhvillojnë produkte apo shërbime të reja, dhe biznese më të vogla se 6 vjet që kërkojnë rritjen e fazës së tregtimit. Fushat prioritare janë turizmi, bujqësia dhe energjia.
Grantet mund të shkojnë deri në 90 mijë euro, ndërsa aplikuesit mund të përfitojnë financim deri në 100%.
Delina Ibrahimaj: E rëndësisme është që ndërmarrjet në Shqipëri të kenë qasje drejt qendrueshmërisë së ambinetit dhe inovacionit dhe digjitalizimit. Në stratëgjinë tonë të mbështetjes së sipërmarrjes inovative kemi përcktuar disa fusha që janë prioritare, ato janë bazuar në një tjetër strategji në strategjinë smart specalization. Këtu është turizmi, bujqësia, energjia, pra sektorë të cilët janë prioritarë në politikat e qevrisë shqiptare.
Kush mund të aplikojë në kërë grant dhe cilat janë kriteret?
Delina Ibrahimaj: Në grant mund të aplikojë çdio individ i cili ka një ide, çdo biznes që ka filluar të zhvillojë një produkt apo shërbim inovativ, dhe çdo biznes që është më i vogël se 6 vjet, pra e ka në fazën e shërbimit dhe kërkon që të rrisë fazën e tregtimit pse jo synim ndërkombëtarizimin. Pra janë 3 kategori që mund të aplikojnë në grantin 2025.
Mund të financohen idetë, edhe pse ti mund të kesh një biznes të pa regjistruar por ke ide pë të krijuar një prototip, mund të financohesh deri në nivelin 1 mln e 500 mijë lekë ose 15 mijë euro.
Është financim 100%. Fasha e dytë shkon deri në 45 mijë euro dhe e tretë deri në 90 mijë eruo. Ndërkohë që do të ketë edhe disa shpenzime që janë në bashkëfinancim deri në nivelin 85% , 75%…I kemi nxitur aplikuesit që të aplkojnë në bashkëpunim me lehtësues. Lehtëues janë ato kompani që kanë për qëllim trajnimin dhe mbështejen e startupeve.