-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: 90 milionë euro për patronazhistët në buxhetin e 2025

Kryesoret

Koordinatori i PD-së, Dorjan Teliti, ka denoncuar shpenzimin e 90 milionë eurove për të paguar rreth 7,000 patronazhistë të punësuar nga Bashkia e Tiranës.

Ai tha se numri i të punësuarve është rritur në 12,100 nga 5,000 në vitin 2016, duke shpjeguar se këta individë përdoren për të përgjuar dhe intimiduar qytetarët.

Më poshtë statusi i Telitit:

90 MILIONË EURO KOSTOJA NË BUXHETIN 2025 E TRUPËS SË PATRONAZHISTËVE NË BASHKINË E TIRANËS!

🆘Prej disa vitesh, rreth 7 mijë persona në Tiranë janë trupa e gatshme me pagesë e patronazhistëve të shefit politik të 5D dhe inceneratorit fantazëm.

👉Fakt 1: Në 2016 të punësuarit në Bashkinë e Tiranës dhe gjithë insitucioneve/drejtorive/sh.a.-ve të varësisë së saj nuk kalonin numrin e 5 mijë të punësuarish.

👉Fakt 2: Në 2024 dhe 2025, janë plot 12.100 të punësuar, duke rritur tërësisht në mënyrë abuzive me plot 2.4 herë numrin e të punësuarve.

🆘HAPNI SYTË qytetarë dhe taksapagues të Tiranës, me taksat tona po paguhen mijëra njerëz që të vetmen punë kanë të na përgjojnë, ndjekin, intimidojnë dhe tjetërsojnë vullnetin tonë si qytetarë të lirë.

🔴90 milionë euro kostoja e patronazhistëve e parashikuar në projektbuxhetin 2025 të Bashkisë Tiranë, janë 90 milionë arsye më shumë për ta votuar kundër javën e ardhshme, në Këshillin Bashkiak, propozimin e Veliaj për buxhetin 2025 të Kryeqytetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit