Isak Andic, miliarderi dhe krijuesi i kompanisë ndërkombëtare të modës Mango, ka humbur jetën në një aksident rrugor.
71-vjeçari ka rënë në një luginë gjatë ecjes në një vargmal afër Barcelonës, ndërsa djali i tij ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes. Andic, me origjinë turke, themeloi Mango-n në vitin 1984 dhe e çoi atë në 120 shtete.
Pasuria e tij u vlerësua nga Forbes në 4.5 miliardë dollarë. CEO i Mango, Toni Ruiz, shprehu ngushëllimet dhe e përkujtoi Andic si një figurë të rëndësishme për zhvillimin e kompanisë.