Armaldo Kllogjeri, i njohur si “Maestro”, ka reaguar me ironi pas shkarkimit të drejtoreshës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Abigeila Voshtina.
Kllogjeri, i cili u pushua nga puna gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 2”, tha: “Karma it’s a b*tch”, duke aluduar te fakti se kush përpiqet t’i bëjë gropën tjetrit, ajo i kthehet vetë.
Ai shkruan se shpreson që me ardhjen e drejtorit të ri të TOKB-së, mund të rikthehet në detyrën e tij, duke shtuar se gjithçka është çështje kohe.