Shoqëritë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve në Shqipëri kanë marrë automjete të reja për të përmirësuar shërbimet dhe reagimin ndaj problematikave që mund të ndodhin në sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimeve. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga flota e re, duke theksuar se ky investim do të mundësojë një përgjigje më të shpejtë dhe efikase ndaj çdo situate emergjente.
Mjetet e reja do të përdoren për pastrimin, inspektimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve, duke garantuar një shërbim më të mirë për qytetarët.
“Flota e re për Shoqëritë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve, për t’iu përgjigjur në kohë çdo problematike”, shkruan Rama.