Medon Berisha ka fituar besimin e trajnerit të Leçes, Marko Xhampaolo, i cili e ka vendosur mesfushorin shqiptar në formacionin titullar pas rikthimit të tij nga dëmtimi. Berisha ka marrë vendin e Ramadanit dhe ka shënuar një asist në fitoren 2-1 ndaj Monzës, duke treguar një performancë të shkëlqyer.
“Për mua është një lojtar i kompletuar. Në këtë moment ndoshta është i vetmi mes mesfushorëve që ka disa karakteristika të caktuara. Në një mesfushë si e jona, një lojtar i tillë duhet të jetë gjithmonë.
Faza mbrojtëse bëhet edhe duke mbajtur topin. Vendosa në fushë Helgason dhe Rebiç pikërisht për këtë arsye. Nëse vendos mbrojtës e mesfushorë mbrojtës, atëherë i dorëzohesh kundërshtarit. Berisha ndoshta është lojtari që ka më shumë gjeometri”, tha Xhampaolo pas ndeshjes së sotme.