Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale duke thënë se po e ndjek me mjaft përgjegjësi situatën lidhur me Ligjin e Gjuhëve.
“Vlerësoj mesazhet tuaja në rrjetet sociale dhe po ndjek situatën me përgjegjësi. 🤝 Dua të ritheksoj që Tirana zyrtare ka shprehur qartë qëndrimin e saj nga Pallati i Brigadave:
“Gjuha shqipe nuk është çështje gjykatash dhe formulime ligjore. Kush ka sy, e lexon. Kush ka veshë, e dëgjon. Mesazhi është i qartë dhe i pandryshueshëm: identiteti dhe simbolet tona kombëtare janë të paprekshme”, ka shkruar Meidani.