Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me diasporën në Slloveni, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit.
Takimi është pjesë e një fushate për të inkurajuar diasporën të regjistrohet online për të marrë pjesë në zgjedhje dhe të regjistrojë dëmet e luftës. Kurti ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar përfshirjen e emigrantëve, duke u ndalur tek arritjet e qeverisë dhe stabiliteti institucional.
Ai ka ftuar bashkatdhetarët të shfrytëzojnë mundësitë e votimit nga jashtë, përmes ambasadave, konsullatave dhe postës.