Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar Richard Grenellin emisar për misione të veçanta. Sipas Reuters, Grenell do të drejtojë politika ndaj disa kundërshtarëve të SHBA-së, përfshirë edhe Korenë e Veriut. “Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha Trump.
Reuters raporton se një burim i ekipit të Trump ka thënë se Grenell do të fokusohet edhe në tensionet në Ballkan. Grenell shërbeu si ambasador i Trump në Gjermani, si i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat e Kosovë- Serbi dhe si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të Trumpit 2017-2021. Trump do të marrë detyrën zyrtarisht detyrën në janar.