-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tedi Blushi: Tuneli i Llogarasë, afera më e freskët me 50 milionë euro bakshish

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë një takimi në Fier me strukturat drejtuese të partisë, ka kritikuar ashpër zv. kryeministren Belinda Balluku. Blushi e akuzoi atë se shkon në Fier vetëm për të blerë votat e qytetarëve dhe se ajo është përgjegjëse për “vjedhjet e përbindshme” që po ndodhin me paratë e taksave të qytetarëve.

“Belinda Balluku vjen në Fier si e dërguara e Edi Ramës për të blerë votat e fierakëve.
Një nënë, një grua që ju prin bandave të Edi Ramës, më vjen keq ta them por nuk e meriton këtë fjalë, sepse është kjo Ministre që në radhë të parë mban përgjegjësi jo vetëm politike, por edhe penale për vjedhjet e përbindshme që sot e kësaj dite po ndodhin me taksat tuaja.
Mjafton vetëm tuneli i Llogarasë, afera më e freskët për të cilën janë paguar 50 milionë Euro bakshish, e denoncuar kjo nga ish- krahu i djathtë i Edi Ramës për ekonominë, Arben Ahmetaj.
Mjafton rruga e shembur Korçë-Ersekë, për të cilën sot e kësaj dite nuk ka nisur një hetim që kjo zonje të ishte sot para ligjit dhe jo duke kërkuar vota në Qarkun e Fierit”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit